Search
Close this search box.

Traditat Shqiptare Pushtojnë Universitetin e Harvardit

Shpërndaje

Të dielën, më 6 prill 2025, Shoqata Labëria Boston, e ftuar nga Departamenti i Studimeve të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Harvard-it, organizoi konferencën kulturore “Labëria: Voice of Timeless Traditions” në Boylston Hall. Ngjarja solli në vëmendje trashëgiminë e pasur të Labërisë dhe mblodhi pjesëmarrës nga gjithë SHBA-ja, Kanadaja dhe Shqipëria.

Programi përfshiu diskutime për Kanunin e Labërisë, këngët polifonike shqiptare, të cilat janë shpallur pasuri jomateriale nga UNESCO, si dhe veshjet tradicionale labe. Hapja e konferencës u bë nga z. Faton Limani nga Departamenti i Studimeve Shqipe në Harvard. Misioni i Shoqatës Labëria Boston u prezantua nga znj. Rudina Bardhi.

Znj. Kozeta Zylo mbajti kumtesë mbi isopolifoninë, ndërsa Grupi Lab Boston interpretoi këngë tradicionale labe. Një videomontazh mbi Kanunin e Labërisë u prezantua nga Prof. As. Dr. Zaho Golemi. Grupi Albanian Roots nga New York dhe Vallet Tona nga Worcester performuan valle tradicionale, ndërsa artistja Edlira Sulaj prezantoi një ekspozitë me kostume popullore. Artisti Ndriçim Bejko prezantoi një pikturë-surprizë mbi Kanunin.

Konferenca u mbyll me këngën “Labëri Monëdhe e Shtrenjtë”, e kënduar në kor nga i gjithë auditori. Aktiviteti u moderua nga Greta Barjami.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shoqatave shqiptare nga Tirana, Montreal, Philadelphia, New York, Connecticut, Michigan, Florida, Las Vegas, New Hampshire, Boston dhe Worcester.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme