Search
Close this search box.

Sopranoja Shqiptare merr një nga nderimet më të mëdha të Francës

Shpërndaje

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho është nderuar me titullin prestigjioz francez “Chevalier des Arts et des Lettres”, një nga dekoratat më të larta që jepet për kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë.

Ky vlerësim shënon një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të artistes shqiptare, e cila vazhdon të konsiderohet ndër emrat më të respektuar të operës në botë.

Në një mesazh emocionues pas ceremonisë, Jaho e përshkroi këtë nderim si një moment tepër të veçantë.

“Nderimi me titullin ‘Chevalier des Arts et des Lettres’ është për mua një emocion i jashtëzakonshëm dhe një nder shumë i çmuar për zemrën time, pasi Franca përfaqëson për mua dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore”, u shpreh ajo.

Artistja shprehu gjithashtu mirënjohje për njerëzit që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e saj artistik, duke falënderuar veçanërisht agjentin e saj prej shumë vitesh Dominique Riber për besimin dhe mbështetjen, si dhe Jean-Philippe Thiellay për pasionin ndaj operës dhe përkushtimin që e bëri të mundur këtë moment.

Jaho tha se nuk mund të imagjinonte një ambient më të bukur për ceremoninë sesa të rrethohej nga miq, dashamirës të artit dhe një publik që i dha kuptim sakrificave të jetës së një artisti.

“E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite zërin dhe zemrën time me kaq bujari”, tha ajo.

Sot, Ermonela Jaho konsiderohet si një nga sopranot më të vlerësuara në botë, me interpretime në skena prestigjioze si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala.

Subscribe
Notify of
guest
5 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
free hacklink buyhacklink.com

free hacklink buyhacklink.com google seo hacklink buyhacklink.com https://www.sakaryagirls.com/

499betapk

The UI flow here is slick, especially the local payment integration. For a true pro edge, mastering the deposit/withdrawal cycle is key. Check out 499 bet apk স্লট for seamless action!

thled789

Really impressed with the overall experience. Everything from the deposit to the gameplay is handled efficiently. Cheers to thled789 for the great service.

merdekawinslot

I’ve been looking for a reliable site for a while and this one really delivers. The payouts are fast and the games are super smooth. Highly recommend it to everyone! merdekawinslot

betfaircaballos

The horse racing odds here are simply the best I have found. Everything is intuitive and the excitement is real. Great experience so far! betfaircaballos

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme