Shqipëria është zyrtarisht në finalen e madhe të Eurovision 2025, duke siguruar një vend menjëherë pas Norvegjisë në natën e parë të gjysmëfinales, e mbajtur në Bazel, Zvicër. E përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën shpërthyese “Zjerm”, Shqipëria magjepsi si publikun ashtu edhe juritë, duke u renditur mes 10 vendeve finaliste.
Në finalen e madhe, krahas Shqipërisë, do të jenë edhe: Norvegjia, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina – një natë gjysmëfinale e mbushur me energji dhe performanca të paharrueshme.
“Zjerm” u veçua me simbolet kombëtare dhe një skenografi vizuale të mrekullueshme të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, duke krijuar një atmosferë magjike që preku shikuesit në gjithë Evropën.
Pas fitores në Festivalin e Këngës në fund të vitit 2024, “Zjerm” ka ndjekur një rrugë të zjarrtë drejt njohjes ndërkombëtare.








Kaliteli Hacklink Satış Paneli buyhacklink.com site buyhacklink.com https://www.jadekusadasi.com/