Albina dhe Familja Kelmendi ishin garuesit e parë të kualifikuar për natën e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit.
Familja shqiptare elektrizoi me performancën në këtë natë të dytë gjysmëfinale të koncertit më të madh muzikor. Performanca e Shqipërisë u prit me duartrokitje dhe brohoritje.
Ndërkohë, 9 vendet e tjera që u kualifikuan në finale janë: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.
Nga nata e parë e Eurovizionit, Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda shkuan në finale, e cila do të mbahet këtë të shtunë, më 13 maj 2023.