Një peticion online i nisur së fundmi synon përfshirjen e Plisit të bardhë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s. Nisma kërkon njohjen dhe mbrojtjen ndërkombëtare të kësaj pjese të veshjes tradicionale shqiptare, e cila njihet në krahina të ndryshme edhe si qeleshe, kësulë apo qylaf.
Sipas organizatorëve, përfshirja në listën e UNESCO-s do të siguronte mbrojtje për teknikën tradicionale të punimit, mbështetje për artizanët që e prodhojnë me dorë dhe promovim më të gjerë të trashëgimisë kulturore shqiptare në nivel ndërkombëtar.
Plisi konsiderohet një nga elementet më të njohura të identitetit tradicional shqiptar dhe është përdorur ndër shekuj në jetën e përditshme, në ceremoni dhe në ngjarje historike. Ai prodhohet kryesisht nga leshi i bardhë dhe ruan forma karakteristike që ndryshojnë sipas krahinave.
Brenda pak ditësh nga publikimi, peticioni ka mbledhur rreth 4 mijë firma mbështetëse. Organizatorët synojnë që përmes këtij mobilizimi të rritet ndërgjegjësimi publik dhe të ndërmerren hapa institucionalë për paraqitjen zyrtare të kandidaturës pranë UNESCO-s.








[…] /Atlantiku/BusinessMag/EPIQENDRA.COM/ […]
Alright folks, tried Phsky.com recently. Not bad, not bad at all. Seems to be a decent variety of options. Give it a look if you’re looking for a new place to play. What do you have to lose? phsky.com.
9000com? It’s…there. Some of the games are fun, some are not. Your mileage may vary. Go see if it tickles your fancy. 9000com
Yo, Ok8com is legit! I’ve been playing there for a while now and haven’t had any problems. Great bonuses and solid customer service. Definitely worth checking out. ok8com