Search
Close this search box.

Promovohet libri ‘Containporary’, përmbledhje e shkrimeve të ekipit përfaqësues të Kosovës në Bienalen e Venedikut

Shpërndaje

Sot është bërë promovimi i librit “Pavilion of the Republic of Kosovo ‘Containporary’”, kuruar nga Maksut Vezgishi. Libri është përmbledhje e shkrimeve rreth instalacionit të ekipit të autorëve bashkëpunëtorë nga përfaqësimi i Kosovës në Ekspozitën e 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut.

Ekipi përfaqësues i Kosovës në ngjarjen më të rëndësishme të arkitekturën në botë përbëhet nga Merita Gorani Bajri, Anna Shkreli, Argjirë Krasniqi, Feray Dervis & Recep Kerkezi, Vildane Maliqi, Dea Luma, Era Ramoja, Sara Sylejmani, Vigan Nimani, Jeton Jagxhiu, Sadie Suhodolli—TADI, EC ma ndryshe, Artan Hajrullahu, Termokiss, Venera Mustafa, Fondacioni 17, Eli Krasniqi, Bashkim Dyla, Lulzim Zeqiri, Gresa Latifi, Driton Selmani, Lulzim Hoti, Elvis Bytyqi, Gjulian Bytyqi, Maksut Vezgishi.

DSC 4704 728x430 1

Në promovimin e këtij libri foli edhe njëra ndër pjesëmarrëset në këtë aktivitet, Sara Sylejmani e cila thotë se ndër qëllimet kryesore të kuratorit Maksut Vezgishi ka qenë krijimi i hapësirave ku ne pjesëmarrësit duhet të shprehnim mendimet dhe qëndrimet e tyre individuale.

“Kjo ka qenë një analogji për temën ‘Si mund të jetojmë së bashku?’ sepse kjo është një mënyrë e bashkëjetesës, njëherë respekti për veten, e pastaj për çdo gjë që na rrethon. “, thotë Sylejmani.

Për fund foli vetë kuratori Vezgishi i cili fillimisht foli për ekipin e më pas edhe për instalacionin.

“E nisëm formimin e një ekipi nga një anë neutrale dhe kryesisht i kam zgjedhë njerëzit ku as 60% të tyre nuk i kam njohur më herët dhe me shumicën e tyre jam takuar për herë të parë me ta në Venedik. Mendoj që ana e përmbajtjes dhe ana vizuale e këtij instalacioni kanë lënë shenjë atje dhe aq më tepër që duhet të kemi parasysh që ne si ekip nuk kemi pas qasje fizike as në hapësirë deri në momentin kur është vendosur instalacioni, kam qenë dy ditë përpara, do të thotë kemi qenë aty para aktit të kryer.”

Bienalja e Arkitekturës në Venecia është ngjarja më e madhe dhe rëndësishme e arkitekturës në botë, ekspozita e saj e 17-të e titulluar “How Will We Live Together” është e kuruar nga arkitekti Amerikano-Libanez dhe Dekani i shkollës së arkitekturës dhe urbanizmit pran Massachusetts Institute of Technology zt.Hashim Sarkis. / KultPlus.com

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme