Artisti shqiptar Andis Gjoni së bashku me kolegët e tij u duartrokit furishëm të enjten në mbrëmje në Teatrin “Frank Shiner” në Nju Jork për skenat e realizuara në operan “Engjëlli i Amazonës“, një vepër që prek një nga problemet më të mëdha të njerëzimit sot, shkatërrimin e pyjeve dhe ambientit duke krijuar probleme serioze në klimën e botës dhe duke rrezikuar të ardhmen e brezave që vijnë. Një temë shumë aktuale edhe për Shqipërinë si një nga vendet me probleme të ngjashme në mbrojtjen e mjedisit.
Kjo ishte arsyeja kryesore që më shtyu të pranoja të isha pjesë e këtij projekti interesant i cili shkon në të njëjtën kahje me parimet e mia si artist që me artin tim dua të jap kontribut në ndërgjegjësimin e publikut kudo, për një botë më të mirë e në respekt të natyrës dhe faunës”, u shpreh Andis Gjoni i njohur për ekspozitat e realizuara në artet pamore por edhe si artisti i parë që solli në Shqipëri gjininë e muzikalit me realizimin e skenave dhe kostumeve të veprave të njohura të Brodueit si “West Side Story” dhe “Puthmë Keit” si dhe vënien në skenë të një prej operave më të famshme amerikane “Porgi dhe Bes” në TKOB në vitin 2009 për të cilën vepër realizoi regjinë, skenat dhe kostumet.
Bashkëpunimi i nisur në Shqipëri me regjisoren e njohur amerikane Nenci Rodes me veprat e sipërpërmendura, ka vijuar sërish këtë herë në anën tjetër të oqeanit, në Nju Jork, aty ku Andis Gjoni është duartrokitur shumë herë në realizimin e skenografive të vlerësuara nga kritika si “një univers real që i përgjigjet në një mënyrë shumë kreative dhe origjinale, idesë së autorit të veprës që vendos në skenë”. Për punën e tij dhe pjesëmarrjen në festivale të ndryshme ndërkombëtare, artisti shqiptar është nderuar edhe me çmime.
Tek “ Engjëlli i Amazonës “ skenografia e Andis Gjonit, mishëron dhe kujton në mënyrë origjinale, memorien kolektive në mbrojtje të mjedisit përmes ngjyrave dhe imazheve goditëse duke u vënë në funksion perfekt të të gjithë elementeve që zbërthen opera gjatë zhvillimit të saj.
Ndërsa regjisorja Rhodes vlerësoi punën e skenografit shqiptar duke e cilësuar “të shkëlqyer, në përputhje me përmbajtjen e veprës dhe një arritje e padiskutueshme”. Andis Gjoni vjen në këtë shfaqje pas premirës së suksesshme disa ditë më parë në Teatrin Sheri në North Hollivud të Los Anxhelosit me dramën “Histori e thyer” të Sindi Marion për të cilën ka realizuar skenografinë”.








The point of view of your article has taught me a lot, and I already know how to improve the paper on gate.oi, thank you. https://www.gate.io/tr/signup/XwNAU
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.