Search
Close this search box.

Çmimi i violinës së mjeshtrit italian mund të arrijë në 11 milionë dollarë në ankand

Shpërndaje

Një violinë e rrallë e vitit 1679 e bërë nga mjeshtri i njohur italian, Antonio Stradivari, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm, ku mund të arrijë deri në 11 milionë dollarë.

“Hellier Stradivarius” konsiderohet violina më e mirë e punuar ndonjëherë nga Stradivari dhe një nga instrumentet më të mira të Stradivarius” tha shtëpia e ankandeve Christie’s.

E gdhendur me diamante fildishi dhe e lyer me një llak të artë, violina ka një vlerësim të çmimit deri në 11 milionë dollarë.

Stradivari e mbajti instrumentin për 55 vjet, duke e shitur atë në vitin 1734, për 40 paund në Angli.

“Pres shumë interes për një instrument të tillë, sepse është kaq i rrallë dhe del nga një muze”, tha për Reuters eksperti i violinës dhe konsulenti i Christie’s, Florian Leonhard.

Violinat e Stradivarit njihen për mjeshtërinë e tyre të hollë dhe ato kushtojnë midis 8 dhe 20 milionë dollarë, sipas Leonhardit.

“Nga rreth 1 mijë e 100 instrumente që Stradivari ka bërë gjatë karrierës së tij, vetëm rreth një duzinë janë zbukuruar me dekorime dhe ky ekzemplar konsiderohet si shembulli më i ruajtur ekzistues”, u shpreh tutje ai.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme