Search
Close this search box.

Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë ukrainasit me raketa me rreze të gjatë veprimi

Shpërndaje

Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me raketat e para me rreze të gjatë veprimi, bëri të ditur sekretari i mbrojtjes britanike, përkundër kërcënimeve ruse ndaj perëndimit.

Ben Wallace tha se sistemi raketor me lëshim të shumëfishtë M270 do ta ndihmojë Ukrainë që ta mbrojë veten nga Rusia.

Qeveria britanike ende nuk ka konfirmuar sasinë e saktë të dërgesës, por që BBC ka kuptuar se fillimisht do dërgohen vetëm tre nga to, transmeton Telegrafi.

Vendimi erdhi pas koordinimit me SHBA-në, nga ku gjatë javës së kaluar bënë të ditur se edhe ata do e furnizojnë Ukrainën me sistem raketor me rreze të gjatë veprimi.

Lëvizje e SHBA-së veçse ka nervozuar Moskën zyrtare, dhe të dielën presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi me zgjerimin e listës së shënjestrave në Ukrainë të cilat Rusia do t’i sulmojë në rast se vendet perëndimore do të furnizojnë Kievin me armë të cilat kanë rreze të gjatë veprimi.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme