Search
Close this search box.

BE-ja ka gati paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, thotë Borell

Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozef Borell deklaroi se unioni është pranë arritjes ssë marrëveshjes për një raund të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë.

Sipas tij, Europa ka nevojë për një marrëveshje të tillë, në mënyrë që Rusisë t’i ushtrohet presion ekonomik, shkruan BBC.

“Ne kemi nevojë për këtë marrëveshje sepse ne duhet të shtyjmë akoma më shumë presionin tonë ekonomik dhe financiar mbi Rusinë,” tha Borrell gjatë një vizite në Itali,

Ditën e djeshme, Komisioni i BE-së propozoi që raundi tjetër i sanksioneve të përfshijë një ndalim të importeve të naftës ruse, i cili nëse miratohet do të ishte masa e tij më e ashpër kundër sektorit energjetik rus deri më sot.

Ndërsa, pak ditë më parë, zyrtarët në Sllovaki dhe Hungari deklaruan se nuk do të mbështesin propozimin e Bashkimit Europian, për vendosjen e sanksioneve ndaj energjisë ruse.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme