Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dje ka udhëtuar për në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
Shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli, ka konfirmuar se takimet me ta do t’i zhvillojë sot.
Ndryshe, Kërçeli ka bërë të ditur se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi e kanë pranuar vizitën e Konjufcës.