Search
Close this search box.

Ambasadori amerikan: Kurti ishte në Shtëpinë e Bardhë

Shpërndaje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka dhënë fund krejt spekulimeve nëse kryeministri Albin Kurti ka qenë në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës në ShBA.

Madje, ai thotë se ka pasë raportime të pasakta për vendin ku u zhvillua takimi mes shefit të qeverisë kosovare dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan.

“U befasova kur pashë disa raportime të pasakta dhe çorientuese në mediat lokale në lidhje me vendndodhjen e takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Biden, Jake Sullivan”, ka shkruar ai në Twitter.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë e ka sqaruar se objekti i Zyrës Ekzekutive të Eisenhower, ku ndodhi takimi Kurti-Sullivan, është pjesë e Shtëpisë së Bardhë.

“Ndërtesa e Zyrës Ekzekutive të Eisenhower është pjesë e Shtëpisë së Bardhë”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme