Search
Close this search box.

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë

Shpërndaje

Kosova ka vendosur sanksione të reja Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë e bëri të ditur këtë derisa theksoi që këto sanksione janë bërë në  përputhje me “paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE-ja dhe SHBA-të”.

“Republika e Kosovës është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë, në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe SHBA”, ka thënë Bislimi.

Bislimi tha se këto sanksione kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus.
Kosova po ashtu ka ndaluar importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Ndryshe Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti kishte theksuar se masat janë ekonomike, tregtare dhe financiare.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme