Search
Close this search box.

Donfried fillon vizitën në Shqipëri, shënohet 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri

Shpërndaje

Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ndodhet sot në Tiranë, ku po zhvillon një sërë takimesh.

Agjenda e  zyrtares së lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit këtë të premte ka nisur me takimin me kryeministrin Edi Rama, që përfundoi më parë.

Pas takimit me Ramën, e shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Donfried i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të mbajë takimin me dy zyrtarët demokratë.

24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese  të Partisë  Demokratike, e dërguara e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka ftuar në takim Jorida Tabakun  Enklejed Alibeajn dhe Gazmend Bardhin.

Për shkak se selia blu është marrë në kontroll nga Sali Berisha, takimi është caktuar të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ashtu  sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e  amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.

Por, ish kryeministri duket se nuk është  i vetmi  që refuzohet nga amerikanët. Pak metra me tutje zyrës së Kuvendit ndodhet një tjetër  godinë e rëndësishme në hirearkinë e shtetit, ajo e Presidentit, por Ilir Meta as këtë herë nuk është përfshirë në agjenden e SHBA.

Subscribe
Notify of
guest
2 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
binance

Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://www.binance.com/ka-GE/register?ref=V2H9AFPY

binance

I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme