Senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis kanë arritur në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Ata janë pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ambasadori Hovenier ka postuar fotografi me senatorët dhe ka shkruar se tre anëtarët e Senatit amerikan janë mbështetës të moçëm të pavarësisë së Kosovës.
Me kënaqësi i mirëprita sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, të gjithë mbështetës të vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Mezi presim angazhime thelbësore që tregojnë liderët kosovarë, të rinjtë dhe mikpritjen e Kosovës duke strehuar afganët”, ka shkruar Hovenier.
Gjatë një konference për media në Beograd, Senatorët amerikanë Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen pas takimit të tyre me Aleksandar Vuçiq janë pyetur edhe për marrëveshjet Kosovë –Serbi.
Në këtë konferencë është folur edhe për Kosovën, ku Murphy tregoi se këtë javë do ta vizitojnë së bashku me Tillis dhe Shaheen, ku do të bëjnë presion ndaj qeverisë së Kosovës që të mbajë premtimet e saj për marrëveshjet.