Search
Close this search box.

10 arsyet kryesore pse njerëzit shërngulen në Amerikë

Shpërndaje

Pse njerëzit zhvendosen në Amerikë? Ekzistojnë disa arsye pse një numër i madh njerëzish vendosin të emigrojnë drejt Shteteve të Bashkuara. Shumë persona vijnë në SHBA pasi u është bërë një ofertë pune, për shkak të një lidhje dashurie ose për të ndjekur synimet e tyre dhe të jetojnë “Ëndrrën Amerikane”. Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë në mikëpritjen e të huajve që vijnë me të kaulara dhe kultura të ndryshme.

Më poshtë gjeni disa nga arsyet kryesore që shtyjnë njerëzit të largohen nga vendet e tyre për të jetuar në Amerikë:

Edukimi

Niveli i shkollimit amerikan është shumë i lartë. Në SHBA ju jenë të sigurt se fëmija juaj do të merr cilësinë e duhur të edukimit dhe një kualifikim që njihet ndërkombëtarisht. Kolegjet amerikane ofrojnë standard të lartë shkollimi edhe nëse në momentin kur ju emigroni në SHBA keni fëmijë të rritur, ose në rast se vendosni që ju vet të vazhdoni shkollimin. Çmimet e shkollimit amerikan janë të larta, varësisht nga universiteti që zgjedhni. Por sistemi amerikan ofron mundësi të ndryshme për ta paguar edukimin.

Shëndetësia

SHBA është lider i botës për inovacionin mjekësor. Në Amerikë janë avancuar ndjeshëm 9 nga 10 risitë më të mëdha mjekësore nga viti 1975. Që nga viti 1966, më shumë amerikanë janë nderuar me çmimin Nobel për Mjekësi sesa pjesa tjetër e botës së bashku. Ky është një tregues se ju do të merrni trajtim të mirë shëndetësor, nëse keni nevojë për të.

Ky nivel i kujdesit shëndetësor është i kushtueshëm, prandaj shumë njerëz që ndryshojnë vend shqetësohen për koston e kujdesit shëndetësor. Megjithatë, në shumë raste, punëdhënësit ofrojnë kujdes shëndetësor dhe dentar, si pjesë e paketës së pagës, në varësi të punës që ju bëni.

Ekonomia

Nuk ka dyshime se Amerika është njëra nga fuqitë më të mëdha ekonomike në botë. Sipas një studimi të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), amerikanët kanë të ardhura mesatare më të larta të familjeve në botë. Gjithashtu, Amerika radhitet numër një për përballueshmërinë dhe sigurinë e ushqimit, sipas Indeksit Global të Sigurisë Ushqimore.

Mundësitë për Karrierë

SHBA renditet vazhdimisht në mesin e pesë vendeve të para në botë për produktivitetin e fuqisë punëtore. Në Amerikë është shumë normale që punëdhënësit të kërkojnë në të gjithë botën personat më të talentuar dhe më të përshtatshëm, për të përmirësuar biznesin e tyre. Nëse keni aftësi në një fushë të caktuar, SHBA është vendi ideal për ju që të ndërtoni një karrierë të suksesshme.

Hapësira e Banimit

Mesatarisht, amerikanë kanë më shumë se dyfishin e hapësirës së banimit krahasuar me banorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo tregon se çmimet e tokës dhe çmimet e pronave janë më të përballueshme, me disa përjashtime si qyteti i New York-ut, Los Angeles dhe qytete tjera më të shtrenjta.

Kultura e Gatimit

Duke pasur paraysh trashëgiminë multikulturore të Shteteve të Bashkuara, Amerika ofron kuzhina nga e gjithë bota. Ka mbi 600 mijë restorante që shërbejnë receta nga çdo cep i botës për të tërhequr çdo shije dhe buxhet. Industria e restoranteve punëson afërsisht 13 milionë njerëz.

Natyra

Amerika ka numër të madh hapësirash të hapura, të cilat janë tepër të bukura. SHBA ofron të gjitha llojet e terrenit dhe motit. Ka liqene të mëdha, shtigje për ski dhe ecje, dhe vija bregdetare që përfshijnë dy oqeane. Ka 58 parqe kombëtare dhe qindra parqe të tjera, pyje dhe zona të shkretëtirës të menaxhuara nga qeveria federale. SHBA është shtëpia e 428 llojeve të gjitarëve, 784 llojeve të shpendëve, 311 llojeve të zvarranikëve dhe 295 llojeve të amfibëve. Së bashku me madhësinë e Amerikës, mund të prisni klimë të ndryshme në të gjithë vendin. Ju mund të gjeni rajone tropikale dhe fusha të shkretëtirës, ose diell gjatë gjithë vitit deri në dimër të ftohtë me akull.

Shkenca dhe Teknologjia

Shtetet e Bashkuara prijnë në botë për kërkime shkencore dhe zbulime teknologjike, që nga fundi i shekullin 19. Më 10 prill 2010, 77 për qind e familjeve amerikane kanë pasur të paktën një kompjuter, ndërsa 68 përqind e tyre kishin shërbime interneti.

Transporti

Transporti është shumë i qasshëm në SHBA. Ka një sërë metodash të ndryshme transporti si veturat, autobusët, metroja, trenat, aeroplanët etj. SHB ka një rrjet prej 4 milion miljesh rrugë publike, të cilat mundësojnë lëvizjen e lirshme për veturat e transportit personal. Çdo ditë të javës, amerikanët shfrytëzojnë transportin publik 35 milionë herë. Për më tepër, transporti publik është një industri prej 58 miliardë dollarësh që punëson gati 400 mijë njerëz.

Udhëtimi

Ka shumë vende të ndryshme që mund t’i vizitoni pa pasur nevojë të largoheni nga Shtetet e Bashkuara. Nëse dëshironi të kaloni kohë duke eksploruar malet me bore në dimër, ose duke notuar me peshqit tropikal – Amerika i ka të dyjat. Gjithmonë do të gjeni shumë vende për të kaluar kohën tuaj të lirë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme