Search
Close this search box.

Basha bën daljen e parë në publik pas disfatës në zgjedhje, takon mësuesit për 7 Marsin

Shpërndaje

Pak orë pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale, ku PD-ja nuk ka fituar asnjë bashki dhe rezulton forcë e tretë në 5 prej 6 tyre, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mësuesit me rastin e 7 marsit.

Sipas Bashës, mësuesit ndodhen sot në një situatë të pafavorshme dhe kjo për shkak të politikave të gabuara të ndjekura nga kjo qeveri.

“Askush përveç prindit, nuk ndikon në të ardhmen e fëmijëve sa mësuesit. Duhet shumë mund dhe sakrificë që mësuesit të jenë në lartësinë e detyrës dhe fëmijët të përfitojnë maksimumin. Unë kam një lehtësi pasi jam biri i një mësueseje në pension. Nuk më shqitet nga kujtesa përgatitja që ajo bënte për t’iu dhënë nxënësve më të mirën. Figura e mësuesit nuk harrohet gjatë gjithë jetës, sidomos mësuesi i parë. Urimin për 7 Marsin e bëra në fillim, por kjo nuk është një tryezë feste. Pasi situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Sot mësuesit ndodhen në pozita të pafavorshme dhe kjo vihet re në çdo aspekt. Pagat e mësuesve shqiptarë kanë rënë në nivelin më të ulët, krahasuar me kolegët e tyre në rajon”, u shpreh Basha.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme