Search
Close this search box.

Hapet sërish konkursi për blerjen e veprave të artit

Shpërndaje

Është hapur sërish konkursi për blerjen e veprave të artit.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, njofton se do të shpenzohen mbi 1 milion euro për tri vite për të blerë vepra të artit dhe për të pasuruar fondin shtetëror të artit.

Mbi 1 milion euro për blerjen e veprave të artit

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës u miratua vendimi për blerjen e veprave të artit. Mbi 1 milion euro do të shpenzohen përgjatë 3 viteve për të blerë vepra të artit dhe për të pasuruar fondin shtetëror të artit.

Ky është një lajm i mirë që vjen pas vështirësive që kemi pasur vitin e kaluar për të sjellur në jetë këtë program. Këmbëngulja jonë që kjo formë e re e vlerësimit dhe mbështetjes së artistëve të dërgohet deri në fund, ka siguruar që programit t’i rritet edhe buxheti por edhe jetëgjatësia.

Programit që ka filluar vitin e kaluar, i kemi shtuar elementin e blerjes së veprave të artistëve të dëshmuar që më nuk janë në mesin tonë. Vepra të panumërta të artistëve të jashtëzakonshëm që gjenden nëpër koleksione private e nuk janë të njohura për publikun, do të kenë mundësinë të ekspozohen para artdashësve nëpërmjet këtij programi.

Themelet e forta janë më të nevojshme se sa ngritja e shpejtë. Javëve në vijim do të hapet thirrja publike për blerjen e veprave të artit. Përgjatë tre viteve do të pasurojmë fondin shtetëror të artit përmes thirrjeve të rregullta publike dhe blerjes direkte./ KultPlus.com

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme