Search
Close this search box.

Kosova Fiton Një Tjetër të Artë në Taranto

Shpërndaje

Kosova ka fituar medaljen e dytë të artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, me karateistin Islam Selmani që u shpall kampion në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Selmani e mposhti turkun Burak Özdemir me rezultat 1–0 në finalen e madhe, ku një pikë i mjaftoi karateistit kosovar për të siguruar fitoren dhe medaljen e artë.

Pas përfundimit të luftës, Selmani iu bashkua festës në tribuna, ku ndau emocionet me drejtues të Federatës së Karatesë së Kosovës, përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës, miq dhe mbështetës të pranishëm në palestrën në Martina Franca.

Medalja e artë e Selmanit është e shtata për Kosovën në Taranto 2026 dhe e dyta e artë, pas triumfit të boksieres Donjeta Sadiku.

Me këtë sukses, bilanci i Kosovës në këto Lojëra Mesdhetare shkon në dy medalje të arta, një të argjendtë dhe katër të bronzta.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme