Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe dhe dramatike në Bratisllavë, duke mposhtur Sllovakinë me rezultat 3-4, për të siguruar kalimin në finalen e Play-offit për Botëror.
Ndeshja nisi në mënyrën më të vështirë për “Dardanët”, pasi vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 6-të me golin e Martin Valjent. Megjithatë, reagimi i Kosovës nuk mungoi. Vetëm 15 minuta më vonë, Veldin Hoxha riktheu baraspeshën në 1-1.
Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në barazim, Lukáš Haraslín shënoi në minutën e fundit për 2-1, duke i dhënë avantazh Sllovakisë para pushimit.
Pjesa e dytë foli krejtësisht në favor të Kosovës. Menjëherë pas rikthimit në fushë, në minutën e 47-të, Fisnik Asllani barazoi rezultatin pas një asistimi nga Mërgim Vojvoda.
Vetëm 13 minuta më vonë, Florent Muslija realizoi për 2-3, duke kaluar Kosovën për herë të parë në epërsi. Dominimi vazhdoi dhe në minutën e 72-të, Kreshnik Hajrizi vulosi fitoren me golin për 2-4.
Sllovakët arritën vetëm të ngushtojnë rezultatin në 3-4 në minutat shtesë, por pa e ndryshuar epilogun e takimit.
Me këtë fitore, Kosova siguron finalen e Play-offit, ku do të përballet me Turqinë të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një ndeshje vendimtare për ëndrrën e Botërorit.








Helpful and informative content.