Pianistja kosovare Melisa Ibrahimi ka shënuar një tjetër sukses të madh ndërkombëtar, duke fituar çmimin e argjendtë në Global Music Awards Honors Los Angeles.
Ky vlerësim prestigjioz erdhi për regjistrimin e veprës “Mazeppa” të kompozitorit legjendar Franz Liszt, realizuar në bashkëpunim me Devastato Talent School. Interpretimi i saj është vlerësuar nga kritika si një performancë shpërthyese artistike, duke e përshkruar pianisten si “duart që prodhojnë këtë vullkan”.
Ibrahimi e cilësoi çmimin si një moment shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik, duke theksuar se është një njohje ndërkombëtare që vlerëson artistë të dalluar nga e gjithë bota dhe se ky sukses i jep energji dhe motivim për projekte të reja.
Sipas saj, interpretimi i veprave të Liszt-it kërkon virtuozitet të lartë, kontroll teknik të përsosur dhe thellësi shpirtërore. Ajo ka punuar intensivisht për të balancuar emocionin me teknikën, duke e cilësuar procesin si të lodhshëm, por jashtëzakonisht frymëzues.
Ky sukses, sipas Ibrahimit, është gjithashtu një mesazh i fortë për muzikën klasike shqiptare, duke dëshmuar se artistët nga Kosova po fitojnë gjithnjë e më shumë hapësirë në arenën ndërkombëtare.
Melisa Ibrahimi njihet si pianiste me reputacion ndërkombëtar dhe ka fituar mbi 32 gara prestigjioze në mbarë botën. Ndër arritjet e saj spikasin sukseset në Moskë dhe Shën Petersburg, triumfet në London Grand Prix Virtuoso, Nordic Piano Competition dhe International Piano Competition Grand Virtuoso në Bon. Si laureate, ajo është ftuar të performojë edhe në Moscow Conservatory, ndërsa koncertet e saj janë mirëpritur në skena të ndryshme evropiane.
Pas këtij vlerësimi në Los Angeles, Ibrahimi planifikon të vazhdojë me koncerte solo dhe bashkëpunime me orkestra në skena evropiane dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar muzikën klasike dhe kulturën shqiptare në botë.








Looking for a Jonbet code to get some bonus credit. Time to test my luck and maybe win something here, check out codigojonbet
Jilihost looks promising. Good selection. Always worth checking out new platforms. Check it here:jilihost
If you love slots, King88slot might be your next favorite. Wide variety and easy to get started. My preference :king88slot