Search
Close this search box.

Një thesar shqiptar 2500 vjeçar drejt UNESCO-s

Shpërndaje

Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit, një nga pasuritë më të rralla dhe më të vjetra etnografike të Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare, ka nisur zyrtarisht rrugëtimin për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.

Nisma për mbledhjen, dokumentimin dhe argumentimin shkencor të kësaj veshjeje unike është ndërmarrë nga Shoqëria Kulturore Artistike “Malësori” në Prizren, me synimin që të dëshmohet origjinaliteti, lashtësia dhe simbolika e saj e veçantë.

Sipas studiuesit Nexhat Çoçaj, veshja hasjane daton mbi 2,500 vjet më parë, duke u renditur ndër veshjet më të hershme shqiptare. Ajo dallohet për asimetrinë karakteristike të punimit, ornamentikën e pasur dhe simbolikën që pasqyron strukturën shoqërore, kulturore dhe shpirtërore të komunitetit të Hasit.

Procesi po zhvillohet në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi dhe Kulturë “Pjetër Bogdani” si dhe Shoqërinë Kulturore “Hasi” në Tiranë. Kërkesa zyrtare për UNESCO pritet të dorëzohet në prill të vitit 2026.

Sipas të dhënave të deritanishme, në Kosovë dhe Shqipëri janë identifikuar mbi 150 veshje hasjane të kompletuara, të ruajtura brez pas brezi. Këto veshje përbëjnë një dëshmi të gjallë të identitetit, vazhdimësisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme