Xhubleta shqiptare ka ngjitur skenën e njërës prej ngjarjeve më të mëdha të stilit në botë – Javës së Modës në Milano. Stilistja Moralda Durra prezantoi koleksionin e saj të titulluar “Një mijë e një fije”, i cili mori duartrokitje të gjata në sfilatën e organizuar në Hotel Four Seasons.
Ky koleksion, i ndërtuar mbi elementët e xhubletës – veshja më e hershme tradicionale shqiptare – përfaqëson një homazh bashkëkohor për trashëgiminë kulturore të popullit tonë. Pjesët u krijuan kryesisht me shajak të zi, të zbukuruar me gajtanë, duke sjellë një interpretim modern të një simboli të lashtë kombëtar.
Para se të prezantohej në Milano, koleksioni kishte fituar çmimin e parë në Muza Competition 2025, një konkurs i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Durra e sheh xhubletën si një urë që lidh gratë shqiptare të shoqërisë së hershme me ato të kohës moderne. Një element i veçantë është fakti që xhubleta, që nga viti 2022, është shpallur pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të mbrojtur nga UNESCO, duke e kthyer atë në një simbol identitar të gjithë shqiptarëve.








Just signing up for luvabetbr was super easy, which is always a plus. I’m still feeling it out, but so far, so good. The live betting is where it’s at! I’d say its user firendly, lets see how the winnings payout