Në një mbrëmje historike në Prishtinë, Kosova ka arritur fitore të madhe ndaj Suedisë me rezultat 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për Kampionatin Botëror 2026.
Elvis Rexhbecaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, ndërsa Vedat Muriqi shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 42-të, duke e vulosur fitoren dhe duke ndezur festën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas kësaj fitoreje, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B dhe e sheh më të afërt se kurrë ëndrrën për pjesëmarrje historike në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.







