Një market shqiptar në Staten Island po tërheq vëmendje jo vetëm për ushqimin, por edhe për krenarinë kulturore.
Megi Xhemali, 37-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve nga New Springville, hapi Argjiro’s Corner në Travis në vitin 2023, duke e kthyer pasionin për gatim në një biznes familjar.
Të dielën, më 10 gusht, ajo zbuloi një mural të restauruar dhe një skulpturë të re jashtë marketit. Muralja, që më parë paraqiste vetëm flamurin amerikan, tani ka edhe flamurin shqiptar dhe mbishkrimin “Besa Besë”, një betim tradicional shqiptar për nderin.
Krahas murales, një artist nga Sicilia punoi tre muaj për të realizuar skulpturën e legendës së Rozafës, një prej tregimeve më të njohura shqiptare për sakrificën dhe besnikërinë.
E rrethuar nga familjarë, fqinjë dhe klientë, Xhemali shërbeu bakllava, kafe dhe ujë shqiptar Lajthiza. Kandidati demokrat për president të Borough-it, Michael Colombo, e quajti bakllavanë e saj “më të mirën në Staten Island.”
Përtej ushqimit, Argjiro’s Corner është bërë i njohur për kujdesin ndaj komunitetit, pasi Xhemali çdo ditë lë bukë e ushqime jashtë për ata që kanë nevojë. Ajo e quan marketin e saj një “dyqan nëne”, duke thënë: “Çfarë është më ngushëlluese se nëna?”
📍 Argjiro’s Corner ndodhet në 4112 Victory Blvd., Staten Island.






