Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës, në një ceremoni të veçantë ku Presidentja Vjosa Osmani i dorëzoi dekretin presidencial.
E lindur në Londër nga prindër kosovarë dhe e rritur pjesërisht në Prishtinë, Dua është prej vitesh një nga zërat më të fuqishëm që e përfaqëson Kosovën në skenën ndërkombëtare.
Presidentja Osmani e ndau lajmin me një mesazh emocional:
“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë.”
Ajo vlerësoi kontributin e saj për Kosovën dhe imazhin e saj ndërkombëtar:
“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që ka bërë për rininë, artin dhe vendin tonë.”







