Search
Close this search box.

Vesa Ibrahimi e FSK-së bën histori në SHBA: Gruaja e parë ndërkombëtare që diplomohet në “Ranger School”

Shpërndaje

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë në botë jashtë Shteteve të Bashkuara që ka diplomuar në “Ranger School”, trajnimin më sfidues dhe prestigjioz të Ushtrisë Amerikane.

Ky kurs ekstrem sfidon ushtarakët në aspektin fizik, mendor dhe emocional, me qëllim përgatitjen e liderëve të gatshëm për çdo situatë luftarake, në çdo klimë apo terren.

Stërvitja kalon nëpër tre faza intensive — Darby, Mountain dhe Swamp — ku pjesëmarrësit përballen me mungesë gjumi, lodhje ekstreme fizike, dhe mbështetje minimale logjistike.

Nga 148 pjesëmarrës që e përfunduan këtë cikël, vetëm tre ishin gra — dhe Vesa Ibrahimi ishte e vetmja ndërkombëtare që arriti suksesin.

FSK thekson se “Ranger School” përgatit oficerët për operacione të ndërlikuara, përfshirë pritë, patrullime të gjata dhe planifikim të detajuar në kushte ekstreme.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme