Search
Close this search box.

Distria Krasniqi zyrtarisht xhudistja numër një në botë

Shpërndaje

Distria Krasniqi ka arritur një sukses historik duke u renditur e para në listën më të fundit botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos – jo vetëm në kategorinë e saj të peshës, por në të gjitha kategoritë e femrave.

Krasniqi, e cila garon në kategorinë –52 kilogramë, prin tashmë në renditjen globale me 7,055 pikë, sipas përditësimit më të fundit të publikuar pas Kampionatit Botëror të Xhudos në Hungari, ku ajo fitoi medaljen e argjendtë.

Para këtij përditësimi, ajo renditej e dyta në peshën e saj me 5,655 pikë, pas francezes Amandine Buchard që kishte 5,700 pikë. Me rezultatet e fundit, Krasniqi ka tejkaluar të gjitha rivalet.

Ajo kryeson gjithashtu edhe renditjen e përgjithshme për të gjitha kategoritë e femrave. Pas saj renditen francezja Romane Dicko (+78 kg) me 6,650 pikë dhe italiania Alice Bellandi (–78 kg) me 6,595 pikë.

Renditja botërore e IJF bazohet në rezultatet e turneve të mëdha si Grand Slam, Grand Prix, Masters dhe kampionatet kontinentale, që janë vendimtare për normat olimpike dhe përcaktimin e bartësve në garat më të rëndësishme.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme