Dr. Kujtim Thaçi, mjek shqiptar nga Kosova, është bërë shqiptari i parë që publikon një punim shkencor me Harvard Medical School.
Punimi është botuar në revistën Glycoscience & Therapy të Chinese Academy of Sciences dhe sjell një qasje të re në imunologji dhe neonatologji.
Studimi i tij trajton glikozilimin e immunglobulinës IgG dhe rolin e saj në zbulimin dhe trajtimin e hershëm të hemokromatozës neonatale, një sëmundje e rrallë që prek të porsalindurit.
“Ky punim thekson, për herë të parë, rëndësinë e glikozilimit të IgG për zhvillimin e qasjeve të reja diagnostikuese dhe terapeutike për zbulimin e hershëm dhe menaxhimin para dhe pas lindjes të hemokromatozës neonatale” ka shkruar Dr. Thaçi.
Ai u ka bërë thirrje profesionistëve shëndetësorë dhe shkencëtarëve, veçanërisht atyre në imunologji, pediatri dhe reumatologji, ta lexojnë me vëmendje studimin.








Awesome tips! I’ll definitely try some of these ideas.