Chermen Valiev ka bërë historinë për Shqipërinë duke siguruar medaljen e saj të parë olimpike. Valiev, një mundës i natyralizuar shqiptar, mundi Viktor Rassadin nga Taxhikistani me rezultatin 6-2.
Të premten, Valiev u eliminua në çerekfinale nga mundësi uzbek Zhamalov. Megjithatë, mundësi shqiptar vazhdoi të garonte të shtunën për medaljen e bronzit dhe arriti të triumfojë, duke shënuar një arritje historike për Shqipërinë.
Derimë tani, Shqipëria ishte një nga pesë vendet që nuk kishin fituar asnjë medalje olimpike, së bashku me Bosnjen, Maltën, Monakon dhe Andorrën.
Përpjekjet e skuadrës shqiptare nuk përfundojnë këtu. Ditën e dielë, Islam Dudaev do të garojë për të synuar një medalje të bronzit.