Në një takim historik që nënvizon lidhjet e forta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara. Takimi, i mbajtur në Departamentin e Shtetit në Ëashington D.C., u zhvillua në kuadër të Samitit të NATO-s.
Presidentja Osmani shfrytëzoi rrjetin social Facebook për të shprehur mirënjohjen e saj, duke falënderuar Blinkenin për pritjen e ngrohtë dhe diskutimet e frytshme. Ajo theksoi aleancën e qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së, duke e përshkruar si një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global. “Aleanca me SHBA-në nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, shkroi Osmani.
Sekretari Blinken, duke folur në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, gjithashtu shprehu lavdërime të larta për Presidenten Osmani. Ai e njohu rolin e saj vendimtar në nisjen e nismës së fokusuar në gratë, sigurinë dhe paqen. “Jemi të lumtur që e kemi Presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive”, deklaroi Blinken në fjalën e tij.