Marko Kepi, një nga aktivistët më të shquar të rinj në komunitetin shqiptaro-amerikan, ka nisur fushatën e tij për të fituar një vend në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut. Ai fton të gjithë komunitetin shqiptar atje të bashkohen në fushatën e tij, e cila do të fillojë të shtunën në orën 10:00 në vendin e quajtur “4 WILLOW” në Staten Island.
“Shkoni me miqtë dhe familjet tuaja, le të fushatojmë së bashku për të fituar,” shprehet Marko Kepi.
Politikani i ri i Nju Jorkut, Marinsi Marko Kepi, zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij republikane për zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit, duke deklaruar se kërkon mbështetjen e votuesve republikanë për në asamblenë shtetërore të Senatit të Nju Jorkut.
Më herët, Kepi ka shprehur besimin e tij se shqiptarët do të votojnë për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet në politikën amerikane. Marko Kepi ka emigruar në SHBA në moshë shumë të re dhe ëndrra e tij amerikane është të sjellë ndryshime duke u angazhuar në politikë.