Në një ceremoni të rëndësishme në Staten Island, Nju Jork, shqiptarët u mblodhën për të nderuar Ismail Qemalin, Atin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke i vënë emrin e tij një rruge. Veprimtaria u organizua nga një grup i përkushtuar i udhëhequr nga Naser Nika dhe Dr. Bari Ceka, i mbështetur nga Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, David Carr.
Në ceremoni u zhvillua një program artistik i drejtuar nga Qemal Zylo, me drejtues gazetaren Kozeta Turishta dhe artistin Bledar Maqellara. Imam Tahir Kukaj bëri një lutje të bekuar, ndërsa përshëndetjet i bëri Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i sektit Bektashi.
Himni kombëtar shqiptar dhe ai amerikan u interpretua nga sopranoja Dëshira Ahmeti Kerliu dhe studentja Dea Kërliu, të shoqëruar nga një kortezh i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut dhe Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Qamil Vlora, nipi i Ismail Qemalit, duke dhënë një rëndësi të veçantë. Përshëndetje kanë dhënë edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Uashington, këshilltari i shtetit të Nju Jorkut, kryetari i Prishtinës dhe presidenti i Staten Island.
Përfaqësues nga Vatra dhe Shoqata Bijtë e Shqiponjës shprehën mbështetjen e tyre. Ceremonia u mbyll me mirënjohjen e shprehur nga David Carr, duke falënderuar kryetarët e komunave të Malishevës dhe Skënderajt për kontributin e tyre.
[…] Borough President Vito J. Fossella paid tribute to the Albanian people by naming a street after Ismail Qemali, a key figure in Albania’s fight for independence and […]
[…] Vito J. Fossella bëri homazhe për popullin shqiptar duke i vënë emrin e një rruge me emrin Ismail Qemali, një figurë kyçe në luftën e Shqiptarëve për pavarësi dhe […]