Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në facebook është shprehur se askush nuk e imagjinonte deri disa vite më parë që tërë liderët e BE-së do të zbrisnin në Tiranë.
Ai tutje shprehet se Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si edhe një qytet i ri europian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës.