Search
Close this search box.

Shqiptari i cili u rikthye nga Amerika në vendlindje për të kontribuar për shqiptarët

Shpërndaje

Kishte lindur dhe ishte rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Tom Ivezaj mendjen e kishte te vendlindja e tij. E kjo u bë pikërisht arsyeja pse ky vendosi që të rikthehet në Tuz në mënyrë që të kontribuoj maksimalisht për shqiptarët.

Megjithatë gjatë kohës që ka jetuar në Amerikë, Ivezaj ka përfunduar studimet për kriminalistë, gjersa ka punuar edhe si pjesëtar i policisë. Angazhim pati edhe në një bankë si ‘underëriting’.

“Unë e kam përfunduar universitetin për kriminalistikë, dhe kam shërbyer si polic në rrethinën e Detroit për rreth dy vjet. Pastaj kam punuar për një bankë të madhe duke e bërë punën ‘Underëriting”, thotë Ivezaj për Atlantikun.

Mirëpo, gjersa ishte duke punuar dhe vepruar në Michigan, Ivezaj shprehet se kishte mall për vendlindjen e tij.

Por, si e mori vendimin për t’u rikthyer në vendlindje?

“Jam kthyer në Shqipëri sepse gjatë jetës time kam pasur shumë mall për vendin tim. Kam lexuar për vendet tona, kam vizituar atdheun dhe kam arritur t’i bëj disa iniciativa bamirëse për popullin tonë. Por, më në fund vendosa që të vij për të jetuar këtu që të jap maksimumin për Shqipëri. Të jetoj dhe të kontribuoj këtu, e jo nga larg”, shprehet ai.

Sipas Ivezajt është e vështirë që të ruhet kultura në Amerikë, sidomos kohëve të fundit.

Por, thotë se një gjë e tillë mundësohte përmes iniciativave të komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë edhe është ende shumë i fortë. Kemi disa shoqata në Neë York, Boston, Detroit dhe California që punojnë për të mirën e atdheut tonë. Gjatë viteve të 80-ta, janë bashkuar dhe punuar bashkatdhetarët nga të gjitha viset e Shqipërisë për çështjen e Kosovës” shprehet Ivezaj për Atlantikun.

Ivezaj përmbledh dëshirën e tij për t’u kthyer në vendlindje me këtë fjali:

“Unë jetoj në një zonë shqiptare në Mal të Zi, ku afër 80 për qind e popullatës është shpërngulur në Amerikë. Megjithatë e kemi një diasporë të fortë, shpirti ma kërkon që të jetoj në Malësi, dhe që ta jap kontributin tim këtu. Që të mos bëhemi pakticë në këtë zonë të shenjtë.”

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme