Një tërmet i fortë tronditi pjesën më të madhe të Tajvanit të dielën, duke rrëzuar një ndërtesë trekatëshe dhe duke bllokuar përkohësisht në të katër persona, të cilët u shpëtuan më vonë.
Po si pasojë e tërmetit një tren pasagjerësh doli pjesërisht nga shinat ndërsa rrëshqitjet e dheut në një shpat mali bllokuan rreth 400 turistë.
Pjesa më e madhe e dëmeve duket të ndodhur në veri të epiqendrës së tërmetit në qytetin Chishang.
Tërmeti me magnitudë 6.8 ishte më i madhi mes dhjetëra që kanë tronditur bregun juglindor të ishullit që nga mbrëmja e së shtunës, kur një tërmet 6.4 goditi të njëjtën zonë. Deri tani autoritet nuk kanë njoftuar për lëndime të rënda.
Sipas zyrtarëve mbi 7,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.