Search
Close this search box.

Kancelari austriak krah Shqipërisë për hapjen e negociatave: Ka shumë sfida Edi, duhet të mësojmë nga historia

Shpërndaje

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer ka shprehur mbështetjen e tij për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në  Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE” krah kryeministrit Edi Rama, kancelari tha se çështja është komplekse, teksa përmendi edhe mbështetjen e vendit të tij për pavarësinë e Shqipërisë.

“Çështja është mjaft komplekse, dëgjuan për zhgënjimin, kohëzgjatjen e negociatave, përpjekjet për të marrë statusin. Dhe problemi ekzistues mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që lidhet me këtë.

Ka njerëz që vënë në pikëpyetje angazhimin tonë dhe pyesin pse jemi në favor që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE. Jemi mes investuesve më të mëdhenj mes Ballkanit Perëndimor, por ka edhe shumë konkurrentë, Arabia Saudite, Turqia që ka ndërtuar aeroportin në Kosovë, natyrisht edhe për interesa të saj.

Sa absurde do ishte që një kancelar austriak nuk do rrinte krah Shqipërisë për tu bërë pjesë e Europës. Ne mbështetëm pavarësinë e Shqipërisë, kjo na sjell dhe më afër e tregon sa pranë njëri-tjetrin jemi. Kaq shumë ndodhura gjatë kohës, por lidhja e fortë që vjen nga histori, gjithmonë kemi qenë aleatë. Të mos mbetemi në narrativen e vjetër. Historia e Austrisë karakterizohet nga përjetimi i uljeve e ngritjeve, kemi parë fitore e disfata. Dhe sa kohë duhet për këtë.

Keni të drejtë Edi ka shumë sfida që duhen trajtuar sidomos ne lidhje me tensionet etnike, që lidhen me shpërbejnë e ish-Jugosllavisë. Duhet të mësojmë nga historia jonë me përulësi”, tha Nehammer.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme