Search
Close this search box.

Laura Lulgjuraj, shqiptaro-amerikanja e suksesshme në industrinë e patundëshmërive

Shpërndaje

Ishte vetëm 2 vjeçe kur prindërit  e saj emigruan nga Mali i Zi në Shtetet  e Bashkuara të Amerikës, për një jetë më të mirë.

Tani, shqiptaro-amerikanja Laura Lulgjuraj, e diplomuar në menaxhment biznesi, punon si agjente shitjesh për pasuri të paluajtshme, në Westchester në New York.

Ajo thotë se puna që bën nuk është gjithnjë e lehtë dhe se nganjeherë presioni në punë është shumë i madh.

“Gjithmonë më ka pëlqyer gjithçka rreth pasurive të paluajtshme. Jo vetëm blerja dhe shitja, por gjithashtu më pëlqnte dhe vlerësova mënyrën se si u ndërtoheshin shtëpitë, mënyra se si punoheshin ndërtesat. E gjitha është emocionuese për mua. Ka shumë sfida në industrinë e quajtur Real Estate. Nuk është asgjë si duket në televizion. Ka kaq shumë gjëra që vijnëme të; menaxhimi i kohës, marketingu, organizimi, menaxhimi i emocioneve dhe afateve kohore, dhe përqëndrimi i vazhdueshëm – me pesëmbëdhjetë gjëra të tjera që i shtohen kësaj, dhe ndonjëherë nën shumë presion“, tha Lulgjuraj në një intervistë për Atlantiku.com

Suksesi në këtë punë, sipas saj, vjen nga përvoja, përkushtimi, dhe në të njejtën kohë është shumë e rëndesishme të ruash qetësinë dhe fokusin.

Por, cilat jane disa nga shkathtësitë shtesë që një agjent i patundshmërive duhet t’i ketë?

“Duhet ta duash punën me njerëzit dhe ta duash industrinë në përgjithësi. Duhet të mësosh si të ruash qetësinë. Ka ditë kur gjërat janë në qetësi, një periudhë e vogël paniku për të gjithë agjentët e patundshmërive. Ka ditë kur nuk gjenë kohë as për të ngrënë, apo të marrësh frymë. Telefoni juaj nuk pushon, sepse klientët ju thërrasin vazhdimisht për takime, të tjerë ju thërrasin për të diskutuar rreth tregut dhe shtëpive që duan të ofertojnë, një tjetër klient ju dërgon mesazh nga paniku për shkak të një problemi në marrëveshje, që është pjesë e kontratës por nuk ka shkuar siç është menduar. Këto janë ditët më të vështira, sepse shumë lehtë stërngarkohesh. Sinqerisht, duhet shumë praktikë, gabime dhe mësime, për të ditur si të menaxhosh presionin në qetësi. Pasi të fitoni mjeshtërinë për ruajtje të qetësisë, unë besoj se qofshit në industrinë e patundshmërive apo në ndonjë industri tjetër, do të jeni të suksesshëm”, thotë ajo.

Për sukseset e arritura, shqiptaro-amerikanja, Laura Lulgjuraj, u është mirënjohese prindërve, të cilët sipas saj, sakrifikuan shumë që fëmijeve të mos u mungojë asgjë.

Untitled design2

(Babai dhe nëna e Laurës, dikur)

Madje, ndonëse ishte shumë e re në moshë, ajo i ka kujtimet e freskëta nga periudha kur e vetmja mundësi për të kaluar kohë me prindërit, ishte duke i vizituar ata sa ishin në punë.

Kohën më të madhe, ajo e kalonte me gjyshin e saj.

grandpa and me

(Laura me gjyshin e saj, Markun)

“Prindërit e mi, si shumë emigrantë, të dy punonin me orë të gjata, kishin shumë punë dhe bënë gjithçka që mundën për të mbijetuar dhe për të më dhënë një jetë të rehatshme duke u rritur. Një pjesë të madhe të jetës sime e kaloja me prindërit dhe vëllezërit e nënës sime. Mami më linte në shtëpinë e dajave, ku jetonin gjyshërit dhe dajallarët e mi, herët në mëngjes dhe më merrte vonë natën, shumë kohë pasi më kishte zënë gjumi. Kur isha fëmijë, nëna ime punonte si kamariere (kjo ishte para se ajo të fillonte të punonte si menaxhere në zyrat mjekësore në vitet e fundit të adoleshencës), kështu që gjyshi im Marku më çonte në restorantin ku ajo punonte për të ngrënë drekë ose darkë që të mund ta shihja. Babai im më merrte shpesh me vete në vendet e punës gjatë fundjavëve, ku ai lyente shtëpi të ndryshme banimi, në mënyrë që të kalonim kohë së bashku. Këtu rashë në dashuri me shtëpitë, mënyrën se si ndërtoheshin ato. Aroma e ndërtimeve të reja më sjell kujtime të mrekullueshme. Prindërit e mi hoqën dorë nga shumë mundësi vetëm që të më siguronin dhe të më jepnin një jetë të mirë. Etikën time të punës e kam prej tyre, veçanërisht nga nëna ime. Ajo nuk pushoi kurrë së punuari. Dëshira ime është e rrënjosur në ëndrrën time që një ditë të kujdesem për prindërit e mi dhe t’u jap atyre një pension të rehatshëm. Unë dua t’ua shpërblej gjithë mundin që bënë për mua. Unë u detyrohem shumë atyre.”përfundon  ajo.

Si një grua e suskseshme në karriere, Laura Lulgjuraj ka një porosi pë të gjithë ata që duan ta zgjedhin këtë rrugë, e veçanarisht për gratë.

“Bazuar në eksperiencat e mia, si femra ne jemi trajnuar që në moshë të re që thjesht të pranojmë gjërat dhe të qëndrojmë të heshtura, sepse këtë e bëjnë femrat me klas. Sepse nëse je shumë e zhurmëshme, bëhesh shumë përçarëse dhe kjo të bën “të tepërt”,  “shumë agresive” dhe ndonjëherë përshkallëzohet deri në të quajtur me emra. Një pjesë e madhe e asaj që kam qenë gjithmonë është dikush që gjithmonë vë në dyshim gjërat dhe bën pyetje. Pse duhet të jetë kështu?

Unë nuk besoj në atë që duhet të ulem e qetë në asnjë tryezë, qoftë në një tryezë plot me burra apo gra. Nëse kam një mendim, një ide, ose nëse nuk jam dakord me diçka, do ta shpreh. Mund të mos jetë ideja më e mirë, apo mendimi më i mirë, por kurrë nuk do ta lejoj veten të bie në atë vrimë të zezë të frikës për të shprehur mendimet e mia sepse ai person përballë meje, qoftë burrë apo grua, është frikësues apo thjesht nuk dëshiron të dëgjojë një mendim, apo mendim tjetër. Ka pasur raste kur e kam shtyrë veten të flas sepse ka gjithmonë një moment në jetën dhe karrierën e dikujt ku të flasësh është e frikshme. Ne duhet të ndalojmë përpjekjet kaq shumë për të qenë të përsosur.” thotë Lulgjuraj.

Ajo ka një këshillë për rininë shqiptare, që duan të shpërngulen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se nëse keni dëshirë të zhvendoseni në Shtetet e Bashkuara, duhet të vini patjetër dhe ta provoni! Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë vendi i mundësive dhe siç thashë, u jam mirënjohëse prindërve të mi që më sollën këtu; por unë do të them dhe këtë, se krahas mundësive amerikane, ju duhet të punoni shumë. Sidomos, nëse vini këtu pa miq, familje apo lidhje. Por siç thoshte gjyshi im, “gjërat e mira nuk vijnë kurrë lehtë” dhe ai kishte absolutisht të drejtë. Unë shpresoj të shoh shumë më tepër anëtarë të komunitetit tonë shqiptaro-amerikan të arrijnë sa më lartë dhe të marrin role udhëheqëse në mbarë botën. Është një gjë kaq e bukur ta shohësh!

Laura Lulgjuraj Rising Star

Ndryshe, Laura Lulgjuraj, e vleresuar për sukseset e saj në shitje të shtëpive si dhe udhëheqje e shërbim ndaj komunitetit, u shpërblye me disa çmime.

Një nga çmimet më të rëndësishme që ajo ka fikuar është “ Rising Star Award Winner” apo “ Çmimi i Yllit në Rritje “ për vitin 2021 nga revista prestigjoze Forbes.

Llogaria në Instagram  e Laura Lulgjuraj:

 

View this profile on Instagram

 

Laura | Westchester Realtor ? (@laurasellswestchester) • Instagram photos and videos

 

Atlantiku.com do të sjell çdo ditë artikuj nga jeta e shqiptaro-amerikanëve. Nëse dëshironi të ndani rrëfimin tuaj me lexuesit e Atlantikut, nga shkruani në info@atlantiku.com

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme