Shqipëria ka arritur një moment historik duke fituar medaljet e saj të para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që po zhvillohen në Torino, Itali.
Elizon Kacanja u nderua me medalje ari në Ski Alpin dhe medalje argjendi në Slalom Gjigand, ndërsa Stela Salla fitoi medalje ari në Cross Country Skiing. Shqipëria siguroi gjithashtu dy medalje bronzi: Joanis Myrtollaris në Ski Alpin dhe Joel Gërmenji në Snowshoeing (50m).
Ky sukses shënon një hap të madh për sportin shqiptar, pasi për herë të parë në histori vendi ynë përfaqësohet në këto lojëra me gjashtë atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në tre disiplina sportive dimërore.