Search
Close this search box.

Valëza Kastrati, vajza që rrugët e suksesit i gjeti në Amerikë

Shpërndaje

Jeton mes emocionit dhe motivit për realizimin e ëndrrave dhe mungesës dhe mallit për familjarët. Vajza nga Peja, Valëza Kastrati në vitin 2017 mori rrugë për herë të parë drejt Amerikës, për të vazhduar qëndrimin e saj atje edhe sot.

Fillimisht fitoi bursë për studime të nivelit Master nga Departamenti i  Shtetit të SHBA-së, për qeverisje demokratike dhe sundim të të drejtës. E më pas fitoi edhe një bursë tjetër, ku gjatë studimeve arriti të marrë nderime  e shpërblime si studentja më e mirë.

E sot, jeton në New York aty ku është e angazhuar si ndërmjetësuese për konflikte kryesisht pronësore, kontraktuale dhe kompensim dëmi.

Synimi i saj i radhës është provimi i jurisprudencës në vendin ku jeton.

Por, a kishte menduar Valëza Kastrati që në fillim që të zhvillojë karrierën e saj larg Kosovën?

Në një intervistë për Atlantikun, Kastrati tregon se ishte e angazhuar për një periudhë 2 vjeçare si profesoreshë asistente në universitetin publik “ Haxhi Zeka” në Pejë.

Kastrati tregon që kishte provuar të sjell metoda innovative në Kosovë, përmes asaj që kishte mësuar në Amerikë. Por, mundi i saj nuk u shpërblye.
“Ajo çka veçon SHBA-të është mundësia për të dëshmuar veten, qoftë me përgatitje akademike apo edhe me ndonjë shkollë profesionale. Këtu i afti nuk mbetet askund e aq më pak të përbuzet” thotë ajo për Atlantikun.

Krahas mundësive, qëllimi i saj ishte rikthimi në Kosovë.

“U ktheva si studentja më e mirë ndër Kosovarët, e diplomuar me nderime dhe kërkova punë për 3 vite radhazi. U refuzova në mënyrë aspak dinjitoze, e barazuan përgatitjen me shumë të tjerë të pakualifikuar, m’i refuzuan aplikimet me arsyetimet se nuk i përmbushja kushtet, e disa theksonin se isha e përtej e kualifikuar” thotë ajo.

Madje, edhe angazhimin si asistente e fitoi vetëm pas disa procedurash ankimore.

Një student i ri i cili ka shkrirë veten për shkollim nuk e ka të lehtë përbuzjen e arritjeve e aq më pak kur gjithçka e kam fitu me nder e djersë. Pas dy vitesh punë si Asistente nuk m’u vazhdua kontrata ani pse shpresoja të angazohem si e rregullt” shprehet Kastrati.

Pas kësaj, Valëza vendosi që ta vazhdojë jetën në SHBA, në vendin që ofronte mundësitë të cilat në Kosovë nuk i gjente.

Krahas kësaj, vajza kosovare thotë se angazhimin për Kosovën do ta vazhdojë në forma të tjera.
“Mundësia për të studiuar në Amerikë është vërtetuar me shumë Kosovarë të diplomuar. Ka edhe shumë Valëza që sot korrin suksese anembanë, e do të ishte nder e krenari me i pa duke kontribu në një prej shteteve më të reja të botës. Ajo çka unë sygjeroj është që rinia të angazhohet vazhdimisht sepse asnjë eksperiencë nuk është humbje”.

 

 

 

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Ardi Daku

Valeza jone, Krenaria e kombit Shqipetare, Krenari e Kosoves e mbi te gjitha nje pishtare shprese per gjithe rinine e Kosoves. Krenar me ty!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme