Search
Close this search box.

Vajzat shqiptare që bëjnë histori: Intervistë me Lorela Cubaj, lojtare e WNBA.

Shpërndaje

Basketbollistja me prejardhje shqiptare Lorela Cubaj, u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2017, për të ndjekur ëndrrën e saj.

E lindur dhe rritur në Itali, nga dy prindër shqiptar, ajo nisi të lunate basketboll si fëmije, e motivuar edhe nga familjarë të tjerë të cilët kishin pasion të madh për këtë sport.

Për pesë vite radhazi ajo ishte pjese e ekipës së basketbollit në “Georgia Tech Yellow Jackets” në Universitetin e Teknologjisë në Georgia.

“Kam lindur ne Terni në Itali, nga një baba nga Shqipëria dhe një nënë nga Kosova. Në vitin 2017, kur isha 18 vjeçare, u zhvendosa në Shtetet e Bashkuara, për të kryer shkollimin si dhe për të realizuar ëndrrën time me të madhe e që është basketbolli. Kam luajtur për 5 vjet në Institutin e Teknologjisë në Georgia, ndërsa kam marrë një diplomë bachelor në Administrim Biznesi. Karriera ime e basketbollit në GT ishte vërtet interesante dhe plot ngjarje. Kisha pak sfida për të kapërcyer dhe këto më ndihmuan të ndërtoj karakterin dhe të  piqem. Më pëlqeu të isha një xhaketë e verdhë dhe jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar që pata mundësinë të luaja dhe të studioja atje.”

Karriera e saj 5 vjeçare  si basketbolliste në një nga ligat e kolegjeve, i solli asaj çmime e vlerësime të shumta.

Por, çili është çmimi më i rëndësishëm për Cubaj?

“Kam fituar disa çmime, por më i rëndësishmi për mua është padyshim të jem lojtarja mbrojtëse e vitit dy herë radhazi. Unë krenohem që jam një  lojtare i fortëdhe mbrojtëse e mire dhe sigurisht kam ëndërruar ta marr atë çmim. Në këtë periudhë kam fituar dy here titullin lojtarja mbrojtëse e vitit në“Konferencën e Bregut të Atlantikut, dhe dy herëjam shpallur basketbollistja e vitit për femra në Gjeorgji. Këto njohje më bënë të kuptoj se puna që  kam bërë u shpërblye. Këto arritje më bëjnë të ndihem mirë dhe më e etur për të punuar edhe më shume, për të arritur qëllime të reja në jetë dhe karrierë”

Vetëm një ditë më parë, karriera e saj si basketbolliste mori drejtim të ri. 23 vjeçarja Lorela Cubaj, u bë pjese e ekipës së WNBA New York Liberty në kuadër të drafteve të WNBA (Shoqata Kombëtare e Basketbollit tëGrave).

Pas kësaj lëvizjeje, lojtarja shqiptare e basketbollit do të ketë mundësi të tregojë aftësitë e saj nënivel profesionist.

Draftet në WNBA është një ngjarje vjetore ku klubet e WNBA mund të zgjedhin lojtarë të talentuar të ekipeve të kolegjeve dhe lojtare profesioniste të basketbollit.

Basketbollistja shqiptare po ashtu është zë i grave sportiste në çështjet e barazisë gjinore, pasi sipas saj dallimet e tilla janë ende prezente në sportin e basketbollit.

“Të jesh basketbolliste për femra ështëvërtet sfiduese. Shumënjerëz flasin keq duke thëne se ne nuk jemi aq atletikësa meshkujt në basketboll, por nëtënjëjtën kohëne bëjmëaq shumëpunë, qënuk bie aq shumënësy. Kohët e fundit, gjatë qendritmit tim në Shtetet e Bashkuara, gratëfilluan tëflasin për këto çështje dhe ne po shohim njëpërmirësim nëmënyrën se si trajtohemi dhe përfaqësohemi, por nëtënjëjtën kohëka shumëpunëpër tëbërëpër tëarritur barazi. Barazi nëpagë, barazi nërespekt dhe barazi nëdukshmëri.

Ndryshe Lorela Cubaj, është krenare për prejardhjen shqiptare, duke shtuar se pavaresisht faktit që është rritur  larg trojeve shqiptare, në fund të ditës ajo ndihet plotësisht shqiptare.

“ Më pelqen se si shqiptarët e duan kulturën e tyre. Edhe pse një kulutrë e lashtë, ajo përseri mbahet gjallë nga gjenerata në gjeneratë”,
përfundon Lorela për Atlantiku.

Llogaria në Intagram e Lorela Cubaj:

 

View this profile on Instagram

 

Lorela Cubaj ? (@lorelacubaj) • Instagram photos and videos

 

 

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme