Pak ditë para inaugurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u takua me një grup biznesmenësh dhe aktivistësh shqiptaro-amerikanë në një restorant në një fushë golfi në West Palm, Florida. Ndër të pranishmit ishte Zef M. Gjelaj, i cili ndau një foto me shënimin: “Lunch with the big boss!!!!!”
Lajmi u bë i ditur nga Ruben Avxhiu, kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria. Në një postim në Facebook, Avxhiu ndau detaje për ngjarjen dhe identifikoi emrat e shqiptarëve të pranishëm. Sipas aktivistit të njohur shqiptaro-amerikan, Martin Vulaj, në foto janë Anton Dedvukaj (në skaj, majtas), Vasel Juncaj (majtas), Sokol (djathtas) dhe Paul Martini (me kurriz nga kamera).
Trump pritet të bëjë betimin si President më 20 janar 2025, në Uashington, D.C.