Shoqata “Uskana” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje që të dielen shqiptarët që ndodhen në Chicago të marrin pjesë në premierën e filmit “The Hero”.
“Programi i Studimeve Shqiptare Hidai (Eddie) Bregu, pranë Universitetit DePaul, ju fton të ndiqni premierën e filmit Hero të Luan Krzeziut”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, para premieres, do të transmetohet edhe një dokumentar i shkurtër që ka të njëjtin motiv.
“Historia jonë është e vlefshme për ta dokumentuar, dhe jemi me shumë fat që kemi profesionistë në fushën e filmit të cilët mjeshtërisht dokumentojnë të vërtetat e dhimbshme, sa për të mos i harruar, aq edhe për të parandaluar dhimbje të tilla në të ardhmen.Para premierës së filmit, do kemi mundësi të ndjekim premierën e dokumentarit të shkurtër të Kampit Uskana, të cilin e sjell Edi Mehana, një tjetër Shqiptar i mirë në fushën e kinematografisë” thuhet në njoftim.
Ndërkaq filmi “The Hero” i kushtohet periudhës së luftës.
“Në mes të luftës së Kosovës, një fshat është gati të rrethohet nga armiku. Një burrë shpëton fshatin me ndihmën e dy luftëtarëve të vjetër dhe e mban armikun në gji aq gjatë sa fshatarët të shpëtojnë të sigurt. Pas luftës, marrëdhënia e Heroit me vendin e tij të ri nuk është ajo që do të pritej nga një hero lufte. Ngadalë harrohet dhe mënjanohet në rendin e ri që mbretëron deri në mosekzistencë. Filmi shqyrton degradimin e ngadaltë të Heroit në duart e njerëzve që nuk bënë asgjë dhe lë pyetjen nëse shikuesi po shikon një jetë të imagjinuar” thuhet në përshkrim.
Your enticle helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://www.binance.com/en/register?ref=P9L9FQKY
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?