Search
Close this search box.

Të bashkuar në diversitet, flasin shqiptarja dhe amerikani të cilët u martuan para 8 vitesh

Shpërndaje

Martesë mes shqiptarëve dhe amerikanëve? Absolutisht po. Kjo është përgjigjia që Anthony Barbuto e thotë pa menduar dy herë, gjersa në kokë mban plisin shqiptar. 44-vjeçari është i martuar prej 8 vitesh me gruan nga Shqipëria, Rovenën. Dhe pa dyshim, Barbuto thotë se ky është vendimi më i mirë i tij.

Por, shumëkush mund të pyeste se si funksionon martesa mes shqiptarëve dhe amerikanëve, për shkak të dallimeve të mëdha në kulturë. Çifti Barbuto ka rrëfyer për Atlantikun se këto dallime nuk ishin asnjëherë pengesë për ta ndërtuar një raport të shëndosh.

“Varet shumë nga mendja e burrit dhe gruas më shumë sesa kultura. Lufta dhe diskutimet nuk janë për kulturën, por janë gabime që qëndrojnë në mendje. Nëse ka cifte të cilat përplasen, nuk mendoj që është rreth kulturës, është rreth diçkaje tjetër”, shprehet Anthony Barbuto.

Madje, ai tregon se kultura shqiptare është gjithmonë interesante për të dhe saherë viziton Shqipërinë mëson diçka të re. Por, a e çuditi Anthonyn ndonjë veprim i shqiptarëve?

“Nuk kemi pasur probleme, por vetëm keqkuptime në kontekstin e njohjes së kulturës. Për shembull kur vizitoja familjarët e Rovenës, më pyesnin “si e ke nënën”, “si e ke motrën”, “nipat, motrat, kushërirat”. Dhe unë e pyesja Rovenën pse po më pyesin për motrën time, nuk po kuptoj”, tregon Anthony duke qeshur.

Ndërsa Rovena pohon se bashkëshorti i saj ka mësuar shumë për kulturën shqiptare.
“Anthony është shumë i hapur dhe ka dëshirë të mësojë për kultura të tjera, sidomos për atë shqiptare. Kur ia sqaroj kulturën tonë, ky kënaqet. Ky dëshiron t’i përdor ato informata në jetën e përditshme”, shprehet Rovena për Atlantikun.

Madje sipas saj, ndryshimi në kulturë i bën amerikanët më kurioz për shqiptarët.
“Ne shqiptarët jemi shumë ndryshe nga amerikanët, për këtë motiv këta afrohen shumë me neve sepse ju pëlqejnë shumë traditat tona”, shprehet ajo.

Madje, thotë se njeh edhe çifte të tjera të cilat kanë të njëjtën histori të martesës.
Çifti Barbuto përdorin edhe rrjetet sociale përmes të cilave tregojnë më së miri se si i manifestojnë ndryshimet në kulturë në martesën e tyre.

Subscribe
Notify of
guest
2 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Dang k'y www.binance.com

Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.

binance

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme