Edmond Çami është një Shqiptar që ka lindur në qytetin e Pogradecit 30 vjet më parë. Por gjendja jo e mirë në shtetin prej nga vjen, ishte arsyeja pse familja tij filloi të aplikonte për lotarinë amerikane.
Për fat të mirë të tyre, fituan dhe emigruan në 2002 fillimisht n Nju Xhersi dhe tash jeton në Karolinen Jugore. Megjithatë, fëmijëria e tij ishte shumë e vështirë pasi dështoi ta përfundonte klasën e dytë për shkak se nuk e dinte gjuhen Angleze.
Pavarësisht kësaj filloi të punonte si mësues zëvendësues, para se ta zbulonte talentin e tij në një tjetër profesion.
“Doja të bëhesha mësues, isha një mësues zëvendësues për disa vjet. Më pëlqeu, por mësuesit nuk fitojnë shumë dhe nuk ia vlente diploma. Fillova të punoja në një klub humori duke shitur bileta dhe ata kishin klasa humori dhe vendosa të bashkohem. Menjëherë pas kësaj kuptova se e dashuroj këtë profesion” thotë Çami.
Mësimet i mori në kurset e komedisë ga Jamie Morgan dhe Eric Grady, të cilët janë miq të mirë të tij që i ndihmuan shumë.
Sot, ky performon në shumë shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kryesisht performoj në Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut. Unë gjithashtu performoj në Florida, Michigan, Nevada dhe Kaliforni. Unë performoj 4-5 herë në javë. Shumica e njerëzve i pëlqejnë batutat që bëj për Shqipërinë, sepse nuk dinë për kulturën dhe traditat tona” shton komediani Shqiptar nga Pogradeci.
Qëllimi i Edmond Çamit është të bashkëpunojë edhe me komedianë tjerë Shqiptarë, prej të cilëve ka marrë përkrahje.
“Qëllimi im është të bëj një turne në vend duke i bërë njerëzit të qeshin, por gjithashtu do të doja të punoja me komikë dhe aktorë shqiptarë si Bes Kallaku dhe Drilon Hoxha. Kam marrë shumë mbështetje nga shumë të famshëm shqiptarë si Bes Kallaku, Irgen Cela, Ledio Lako, Ermal Peci e shumë të tjerë”- Çami i tha Atlantikut.
Së fundmi ai është bërë viral në Instagram me disa video të shkurtra nga shfaqjet e tij humoristike./Atlantiku
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!