Dita e premte u kishte sjellur emocione të përziera familjes Bytyqi. Një rezolutë që miratoi Kongresi i SHBA-së nënkuptonte shumë për ta, pasi që kjo theksonte rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së vrasjes të vëllezërve Bytyqi.
Ilir Bytyqi, vëllai i tyre ka treguar për Atlantikun se si e kanë pritur si familje këtë rezolutë.
“Rezoluta e Kongresit Amerikan është një deklaratë që thekson rëndësinë e çështjeve në dorë dhe duhet të adresohen menjëherë të zgjidhen ose të ekspozohen dhe të kërkohet e vërteta” thotë Bytyqi.
Por, cilat janë kërkesat dhe pritshmëritë e familjes Bytyqi pas kësaj rezolute?
“Deklarata thotë se çështja e vëllezërve të mi që nuk mund të injorohet nga qeveria amerikane. Kërkojmë që Serbia
ndjek kriminelët përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të mi” shprehet Bytyqi për Atlantikun.
Por, pritshmëritë nuk janë të larta sipas Ilir Bytyqir, veçmas kur analizohet qasja e institucioneve në Serbi ndër vite, drejt zgjidhjes së çështjes së krimeve serbe ndaj shqiptarëve.
“Siç e dimë të gjithë për 23 vitet e fundit, Serbia nuk kujdeset për ndjekjen penale të kriminelëve në vend të saj duke mbrojtur kriminelët që i strehojnë ata nga ndjekja penale jo vetëm rasti i vëllezërve të mi, por të gjitha rastet e tjera të krimeve të luftës që ata kanë kryer në Kosovë” shprehet ai.
Ilir Bytyqi përfundon deklaratën e tij për Atlantikun duke falenderuar kongresistët për kalimin e kësaj rezolute.