Search
Close this search box.

Shqiptaro- amerikanja Arta Gashi- Loxha, art mbi traditat kombëtare

Shpërndaje

 

Ndonëse e rritur në New York, qytetin më të larmishëm kulturor në botë, artistja Arta Gashi- Loxha, ka ditur ta ruajë më së miri identitetin e paraardhësve të saj.

Me artin e saj, ajo shpreh lidhjen e fortë që ka me kulturën dhe traditat e popullit shqiptar.

Gjithçka nisi kur ajo ishte fëmijë. Puna që gjyshja e saj e bënte në atë kohë, motivoi artistën Gashi- Loxha, të krijojë mbi motivet atdhetare.

“Unë e ndihmoja gjyshen time të bënte veshje tradicionale shqiptare për gratë e familjes sonë. Fillova me gjëra të vogla, si të vizatoja dizajne në shami për të, dhe ajo i qëndiste ato, dhe më në fund kalova në qepjen e këmishave dhe qëndisjen e pjesëve më të mëdha vetë. Ishte vepër arti, ndonëse një formë ndryshe nga ajo që isha mësuar dhe u shkri natyrshëm në vizatimet e mia. U ndërgjegjësova për modelet dhe motivet që mbizotëronin në veshje dhe fillova t’i inkorporoja ato në pjesët e mia të tjera. Është e rëndësishme për mua të përfaqësoj kulturën tonë në punën time, edhe nëse është përmes një vizatimi të thjeshtë linjash ose tatuazhesh.” thotë artistja Gashi- Loxha në një intervistë për Atlantiku’n.

hizri

Veshjet tradicionale janë element kyç në artin e shqiptaro-amerikanës Arta Gashi- Loxha.

Duke shpjeguar disa, ajo thotë se përveq se janë unike, kostumet e të parëve tanë mbartin në vete histori.

“Veshjet tona shërbejnë si një rekord i historisë dhe kulturës sonë. Kostumet kombëtare janë unike për çdo kulturë në tokë dhe një nga format më të vjetra të identifikimit. Kur paraardhësit tanë filluan të bënin veshjet e tyre, ata filluan të zhvillonin stilin e tyre personal. Ky stil pasqyronte kulturën e tyre, peizazhin, besimet pagane që kishin etjVeshja më e vjetër në Evropë është xhubleta shqiptare. Ajo u krijua për të imituar formën e një blete, e cila adhurohej nga paraardhësit tanë paganë. Pjesët e ndryshme që përbëjnë xhubletën kanë të gjitha elemente specifike të dizajnit që secila mbart një kuptim. Për shembull, rripi që vihet në bel është i qëndisur me ngjyra dhe linja të ndryshme. Këto linja shërbejnë si mbrojtje për mitrën nga syri i keq; në këtë mënyrë, gruaja shtatzënë që mban xhubletën si dhe fëmija që ajo mban, do të mbrohet nga dëmtimi.Ne kemi shumë kostume të tjera që janë po aq të detajuara dhe të mrekullueshme! Secili prej tyre është si një mini mësim historie dhe një vështrim i shkurtër në të kaluarën tonë.” shtoi ajo.

 

Jeta në mes dy kulturash të ndryshme

 

Ndonëse adhuron traditat e kombit shqiptar, për artisten Arta Gashi- Loxha, rritja mes dy kulturash shumë të ndryshme ishte mjaft sfiduese.

Kishte momente kur ajo nuk ndihej mfjatueshëm as shqiptare, e as amerikane.

“Kishte raste kur isha më e re, që nuk ndihesha plotësisht “amerikane;” sikur të kisha shumë shqip në mua për ta kuptuar kolegët dhe miqtë e mi joshqiptarë (provoni t’i shpjegoni “po shkunden plakat”, për shembull një amerikani).Më pas kishte raste kur isha i rrethuar nga shqiptarë, por ndihesha e huaj për ta, sikur të isha shumë “amerikane”. Ishte e vështirë për të gjetur një ekuilibër mes të dyjave” thotë ajo.

 

 “as mish as peshk”

 

“Të flasësh anglisht jashtë shtëpisë sime, anglisht në shkollë, anglisht në punë, të jesh i rrethuar nga joshqiptarë dhe më pas të kthehesha në një shtëpi tradicionale shqiptare ishte një tronditje kulturore në një farë mënyre. Ndihesha gjithmonë si dy gjysma të një tërësie që nuk thyheshin në mënyrë të barabartë. As këtu as atje, “as mish as peshk”, siç thotë nëna ime.” shton Arta për Atlantiku.

 

pranvera spring

 

Tatuazhet mbi simbolet kombëtare dhe projektet e reja

 

Arti i saj i shprehur në letra të lojës, mori shumë vëmendje dhe pëlqim nga shumë artdashës.

Por, dizajnet e tatuazheve me motive tradicionale, janë të preferuarat e artistës.

“Aq sa më pëlqeu të punoja në të gjitha seritë e ndryshme të ilustruara (letrat e mia të lojës, frazat shqip, tekstet e këngëve, etj), ndoshta do të më duhej të thosha se modelet e tatuazheve janë të preferuarat e mia.Tatuazhet janë një nga artet më të vjetra dhe mund të gjenden ndër kulturat më të vjetra në mbarë planetin dhe shqiptarët nuk bëjnë përjashtim. Dikur bënim edhe tatuazhe, si një formë mbrojtjeje dhe vetëidentifikimi. Këto tatuazhe tradicionale shqiptare janë një pjesë e lashtë e kulturës sonë. Unë dizajnoj tatuazhe të frymëzuara nga rrënjët tona ilire dhe bazuar në të kaluarën tonë pagane dhe folklorin tonë. Për mua është një mënyrë argëtuese për të kombinuar të kaluarën dhe të tashmen, për të bashkuar të lashtën me modernen.” thotë ajo.

Screenshot 2022 03 14 at 12 02 24 Atlantiku com atlantiku media • Instagram photos and videos

Bagazhin e saj artistik, Arta Gashi Loxha, shumë shpejt planifikon ta pasurojë me projekte të reja, të cilave nuk do u mungojnë ngjyrimet tradicionale.

Të gjitha punimet e realizuara, ka në plan, t’i prezantojë në një ekspozitë ne qytetin e New Yorku-t.

“Aktualisht jam duke përfunduar projektet ilustruese që do të dalin më vonë këtë vit (një libër për fëmijë që kam ilustruar si dhe një kuvertë letrash me figura historike shqiptare) dhe shpresojmë se kufizimet e Covid do të hiqen në të ardhmen e afërt, në mënyrë që të organizojmë siç duhet një ekspozitë” tha ajo.

Screenshot 2022 03 14 at 12 03 17 Atlantiku com atlantiku media • Instagram photos and videos

 

  Mesazhi i artistës Arta Gashi- Loxha, drejtuar rinisë shqiptare

 

Do t’i jap këtë këshillë të vetme rinisë shqiptare dhe ajo është, “ndani punën tuaj”.

Duket mjaft e thjeshtë, por mesazhi që mban është i thellë. Si shqiptarë, ne rrjedhim nga një varg i gjatë njerëzish të fuqishëm dhe krijues. Ne kemi një kulturë të mahnitshme, një gjuhë unike, një histori krenare dhe të lashtë dhe të gjitha këto karakteristika kalojnë nëpër venat tona. Pasi kam takuar shumë kolegë artistë shqiptaro-amerikanë në rrjetet sociale gjatë pandemisë, vura re se kultura jonë është gjithmonë mbizotëruese në punën tonë. Ne jemi produkt i mjedisit dhe edukimit tonë dhe këtë nuk mund ta harrojmë. Pra tregoni punën tuaj. Nëse shkruani, kërceni, këndoni, kompozoni muzikë, pikturoni, çfarëdo mundësie krijuese që keni, përdorni atë si një mjet për të shprehur veten. Bota duhet të shohë krijimtarinë tuaj, të lexojë romanet tuaja, të dëgjojë zërin tuaj. Ndani punën tuaj!

Llogaria në Instagram e Arta Gashi- Loxha:

 

View this profile on Instagram

 

Arta Gashi Loxha (@artatheartist) • Instagram photos and videos

Atlantiku.com do të sjell çdo ditë artikuj nga jeta e shqiptaro-amerikanëve. Nëse dëshironi të ndani rrëfimin tuaj me lexuesit e Atlantikut, nga shkruani në info@atlantiku.com

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme