Kameramani shqiptaro-amerikan Adriatik Berdaku është nderuar me dy çmime Emmy, duke njohur kontributet e tij të jashtëzakonshme në programet dokumentare dhe kulturore. Berdaku mori këto çmime prestigjioze për punën e tij në That’s So Dope, Hip Hop Beyond Music, i nderuar në kategorinë Historike/Kulturore – Përmbajtje e Gjate, si dhe në Native Dish: Coffee (Special) për kategorinë e Jetës së Përditshme – Përmbajtje e Gjate.
Adriatik Berdaku ka lindur në Krujë (Shqipëri) më 21/04/1979. Ai e nisi karrierën e tij si kineast dhe videograf në Shqipëri në vitin 1995. Si djali i Ibrahim Berdakut, një shkrimtar dhe regjisor i njohur, Adriatiku u njoh me botën e kinemasë që në moshë të re.
Fantastic site A lot of helpful info here Im sending it to some buddies ans additionally sharing in delicious And naturally thanks on your sweat