Search
Close this search box.

Shqiptaro-Amerikanët në Bronx: Një histori e humanizmit

Shpërndaje

Shqiptarët në mërgatën e Amerikën lartësojnë çdo ditë emrin, vlerat, historinë dhe krenarinë tonë kombëtare. Në veprimtarinë e tyre patriotike dhe komunitare shqiptarët gjithmonë shkëlqejnë dhe tregojnë vlerat më të çmuara si popull, si kulturë dhe si komb karshi kombeve e popujve të tjerë. Bamirësia i ka kthyer sytë e botës te shqiptarët si vazhdues të misionit e shpirtit human global të Nënë Terezës. Në kulmin e Pandemisë Globale dhe me krizën e çmimeve, shqiptarët bamirës mrekullojnë çdo ditë njerëzit në nevojë dhe pamundësi.

Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx, New York, bashkë me veprimtaren e komunitetit Samantha Zherka shpërndanë ushqime për rreth 1500 persona me kombësi shqiptare, spanjolle dhe amerikane. Samanta Zherka juriste dhe veprimtate e komunitetit i sponsorizoi për veprimtarinë e bamirësisë në Boston Road në Bronx New York dhe rrugë të tjera. Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx e drejtuar nga Aleksandër Nilaj dhe ekipi i vullnetarëve prej 11 vitesh është e përfshirë në aktivitete komunitare bamirësie ku vetëm në kohën e Pandemisë Covid-19 kanë shpërndarë rreth 10 mijë arka me ushqime në javë për njerëzit në nevojë. Kjo organizatë humanitare ka numëruar përmbi 100 vullnetarë shqiptarë e të huaj të angazhuar në aktivitete bamirësie. Në ditët e sotme çdo të enjte kjo organizatë ndihmon rreth 800 persona në javë, për të sëmurët dhe të pamundurit ua dërgojnë pakot ushqimore në shtëpi.

Përveç individëve në nevojë Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” ndihmon dhe organizata partnere bamirëse dhe subjekte religjioze. Në Shqipëri vazhdon të dërgojë edhe sot mjete motorike për persona me aftësi ndryshe, pajisje elektroshtëpiake, ndihma nga më të ndryshmet për njerëz në nevojë dhe fatkeqësi. Shqiptarë që shërbejnë, ndihmojnë e ofrojnë kapacitetet, infrastrukturën e kohën e tyre në shërbim të njerëzve në nevojë, përbëjnë një krenari kombëtare në mërgatën e Amerikës./DIELLI

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme