Në krye të banerit të biznesit të patundshmërive “Gjuraj Realty Managment” qëndron simboli i shqiponjës me prapavijë të kuqe. Ky është sinjali më i mirë se prapa këtij biznesi qëndron një shqiptar.
Jeton prej më shumë se 40 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj me të drejtë këtë vend e cilëson si pjesë të tij. Mhill Gjuraj ishte vetëm 16 vjecar kur mori rrugën drejt Amerikës. Por, përshtatja në këtë vend ishte sfidë. Angazhimi i palodhshëm për të depërtuar në tregun e punës, ngriti Gjurajn më lart se ëndrrat e tij. Nga punë të thjeshta, arriti të depërtojë në biznesin e patundshmërive, me ccka merret edhe sot.
Mhill Gjuraj i cili vjen nga komuna e Pejës, në një rrëfim për Atlantikun ka treguar për rrugëtimin e tij drejt këtij biznesi.
“Me ardhjen time në “Tokën e Bekuar”, fillimisht kemi hasur në vështërësi, pasi që për mua ka qenë një vend i pa njohur, me gjuhë të huaj, por ngadal si çdo gjë filluam të socialiohemi me rrethin, ku filluam punë si të gjithë, punë të thjeshta, dhe më vonë pas disa vjetëve fillova biznesin tim të patundëshmërive, e që edhe sot e bëjë me shumë përkushtim. Me punë, përkushtim, sinqeritet mund të arrihet çdo gjë, prandaj edhe unë duke iu përmbajtur këytre principeve dhe rregullave, jam sot këtu ku jam” ka thënë Gjuraj për Atlantikun.
Ndonëse tani ka një jetë të mirë, sfidat ishin të pakapërcyeshme në një vend ku ishte i rrethuar me njerëz e kultura të ndryshme.
“Ka shumë sfida, duke filluar nga ardhja në Amerikë, dhe më tutje, të cilat i kam përmendur edhe me lartë. Mund të them se si çdo mërgimtar edhe unë jemi përballur me një ambient të panjohur, rreth e njerëz me kultura të ndryshme. Duhet të fillosh nga e para, për gjithçka me të gjitha forcat e tua. Këtë unë e kam bërë, dhe sot jam këtu ku jam. Vendi i huaj është gjithmonë sfidues, këtë besoj se e din të gjithë. Por, dëshira për sukese kapërcen çdo penges, dhe suksesi është i pashmangshëm. E gjithë kjo, pra suksesi duhet të mbahet me maturi dhe menquri. Poqë se nuk ke maturi dhe diciolinë, mund të humbësh çdo gjë që ke arritur. Shpesh thuhet se suksesi duhet ruajtur shumë më shumë, se atëherë ku ke filluar rrugën e suksesit,” shprehet Mhill Gjuraj.
Shqiptari i cili jeton në Amerikë tregon për Atlantikun se angazhimi i tij ishte gjithmonë i lidhur edhe me promovimin e kulturës shqipe dhe kontribimi për atdhe.
Por, cili është mesazhi që Gjuraj ka për personat që synojnë të merren me biznes në botë?
“Jo rastësisht, gati nga të gjithë, Amerika, konsiderohet vend i mundësive. Kjo është shumë e vërtetë, sepse ai që punon edhe shpërblehet, dhe mundësi reale dhe prespektiv për të gjithë, edhe për shqiptarët të cilët kanë synime të ngritin biznes në SHBA. Unë flas nga përvoja ime, falënderoj Amerikën për çdo gjë më ka dhënë. Kurse, të gjithë shqiptarëve që jetojnë jo vetëm në Amerikë, ju them se puna dhe përkushtimi të jrp mundësi për bisznes dhe të bënë të suksesshëm. Ju them se ata që e ndiejnë vetën shqiptarë, sidomos ata që ia duan të mirën kombit shqiptar, të bëhen bashkë siç kanë qenë gjithmonë në shërbim të atdheut dhe të kombit. Ndërkaq, të rinjëve ju them se pavarësisht vështirësive si ato emocional dhe financiare, mos u ndalni asnjëherë në arritjen e qëllimeve tuaja.”